Dhërmi, arrestohen tre të rinj që shpërndanin kokainë dhe kanabis
Tre të rinj nga Tirana janë arrestuar nga policia e Vlorës pas akuzave se kishin shpërndarë lëndë narkotike në një aktivitet festiv në Dhërmi. Operacioni i quajtur “Parts 4” bërintë mundur ndalimin e Ermand Hoxhës, 30 vjeç, Xhoi Bares, 27 vjeç, dhe Kedi Hoxhës, 19 vjeç, të tre të cilët jetojnë në Tiranë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 800 doza kokaine dhe 750 doza kanabis, të gatshme për shitje, një peshore elektronike për peshimin e dozave, një shumë parash e fituar nga shitja e lëndëve narkotike dhe 3 celularë.
Bazuar në hetime, dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin shpërndarë doza të kanabisit dhe kokainës, veçanërisht për turistët dhe pushuesit në lokale të natës dhe aktivitete të ndryshme argëtuese që zhvillohen në brigjet e detit gjatë sezonit turistik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



