E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhërmi/ Gjendet trupi i recepsionistit Eraldo Nevruzi që vra nga bashkëpronari i hotelit
Lajme

Dhërmi/ Gjendet trupi i recepsionistit Eraldo Nevruzi që vra nga bashkëpronari i hotelit

Është gjetur trupi i recepsionistit, Eraldo Nevruzi, i cili dyshohet se u vra nga bashkëpronari i hotelit “Greccia”, Gerald Shehu pak pas mesnatës së të mërkurës (6 Qershor).

eraldo nevruzi gelard shehu1

43-vjeçari Gerald Shehu, sipas uniformave blu, “zhduku” trupin e pajetë të Eraldo Nevruzit i ndihmuar nga dy punonjësit e hotelit, 33-vjeçari Daniel Qose dhe 30-vjeçari David Larti.

Trupi i 31-vjeçarit është gjetur mes Gjipesë dhe Vunoit, pranë një guroreje. Pas zhdukjes së trupit të viktimës, autori më pas është kthyer në hotel për të marrë rrobat e tij.

Ndërkohë sot dy punonjës të hotel ‘Greccia’ në Dhërmi janë arrestuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e recepsionistit pak mas mesnatës.

Në pranga kanë rënë Daniel Qose, 33 vjeç, dhe David Larti, 30 vjeç, të dy banues në Korçë dhe punonin në hotel ‘Greccia’. Po ashtu, dje u arrestua në Greqi edhe pronari i hotelit, Gerald Shehu i cili sipas policisë e ka qëlluar 31 vjecarin me dy plumba në kokë.

Të dy, si Qose dhe Larti kanë pranuar se kanë ndihmuar pronarin e hotelit duke e fshehur trupin në qese plehrash dhe më pas ta fusnin në bagazhin e makinës.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas mesnatës së të mërkurës, 6 qershor, ndërsa u zbulua vetëm pasi në një prej dhomave në hotel ku është vrarë 31-vjeçari janë gjetur njolla gjaku. Të dy, autori dhe viktima kanë qenë në brendësi të hotelit ‘Greccia’ në Dhërmi kur dyshohet se janë konfliktuar. Gerald Shehu ka nxjerr armën dhe dyshohet se e ka qëlluar me një plumb në kokë.

Pas vrasjes, 43-vjeçari dyshohet se ka mbledhur trupin me një çarçaf, e ka futur në makinë dhe e ka zhdukur trupin. Vetë Shehu është larguar në drejtim të Greqisë, ndërsa mjeti i tij Audi A8 është gjetur i parkuar në një parkim privat në Sarandë. Nga Qafë Bota ai ka ka kaluar në Greqi, ndërsa kishte prerë biletë për të ikur drejt Britanisë së Madhe, por është kapur teksa shkonte në aeroportin e Korfuzit.

Pistat e hetimit

Pistat të cilat dyshohet se ka ndodhur ngjarja në fjalë janë konflikt i çastit si dhe prishje e pazareve të drogës në Angli pasi viktima dhe autori kishin njohje në Angli ku dyshohet se mund të jenë përfshirë në botën e krimit.

Dhoma E Eraldos

Pamjet që shihni tregojnë dhomën ku flinte i riu Eraldo Nevruzi, i cili ishte recepsionist në një hotel në Dhërmi. Bashkëpronari i hotelit, Gerald Shehu, dyshohet se ka marrë peng dhe më pas vrarë 31-vjeçarin, i cili kishte vetëm pak ditë që kishte nisur punën në këtë hotel.

Sipas dëshmisë së punonjësve të këtij hoteli, i riu bashkë me pjesëtarë të tjerë të stafit jetonin në katin e parë të hotelit, në pjesën e pasme të parkingut.

Siç shihet dhe nga pamjet, duket se gjithçka është rrëmujë në dhomën e të riut, ku ende qëndron ushqimi i tij në një prej komodinave. Mendohet se në këtë dhomë ka ndodhur një përleshje mes autorit të dyshuar dhe viktimës, trupi i të cilit ende nuk është gjetur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.