E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhërmi/ Shiste kokainë dhe tableta ekstazi në tabakino, arrestohet 33-vjeçari
Lajme

Dhërmi/ Shiste kokainë dhe tableta ekstazi në tabakino, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar është arrestuar në Dhërmi, sepse i janë gjetur në tabakinon që administronte dhe në banesë dhjetëra doza kokainë, tableta me ekstazi, shuma parash (286 000 lekë, 60 euro, 15 paund dhe 25 dollarë), që dyshohet se janë fryt i aktivitetit kriminal.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet L. H., banues në Vlorë, të cilit i janë sekuestruar edhe 2 celularë dhe një “Range Rover”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për të ndërmarrë veprime të mëtejshme lidhur me ngjarjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.