E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhërmi/Turistja angleze u alarmua nga krismat, pushuesit braktisin hotelin
Lajme

Dhërmi/Turistja angleze u alarmua nga krismat, pushuesit braktisin hotelin

Është gjendur trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit, recepsionisti i hotel ‘GRECCIA’ në Dhërmi i cili u vra nga pronari i hotelit Gerald Shehu. Mësohet se trupi është gjetur në një gurore në Vuno.

Hoteli frenkuentohet nga turistë anglezë, të cilët kishin shkuar në Dhërmi për të marrë pjesë në “Kala Festival”.

Ka qenë një turiste angleze që i ka thënë policisë se ka dëgjuar krisma dhe të bërtitura.

Ndërkohë vjehrra e tij ka marrë në telefon policinë pasi nuk ka gjetur recepsionistin në hotel dhe as rrobat e tij.

Pushuesit e akomoduar në Hotel “GRECCIA” në Dhërmi kanë mbledhur valixhet dhe janë larguar sapo kanë mësuar se çfarë kishte ndodhur, kur forca të shumta policie nisën të kontrollonin çdo cep për të gjetur prova për vrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi.

Të tmerruar ata kanë marrë peshqirat e rrobat e plazhit dhe janë larguar nga hoteli i Gerald Shehut, pronarit që dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit vrau me armë recepsionistin. 31 vjeçari nga Tirana kishte vetëm një javë që kishte mbërritur në jug për punë sezonale.

Pushimet e rezervuara për ditët e para të qershorit i kanë anuluar dhe pushuesit e turistët që planifikonin të mbërrinin në fundjavë në Dhërmi.

Sapo kanë mësuar për ngjarjen në media, ata kanë nxituar të anulojnë rezervimet online për të kaluar fundjavën në Hotel “GRECCIA”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.