E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhjetë gjërat që duhet t’i dini për trajnerin e ri të Barcelonës
Publik News

Dhjetë gjërat që duhet t’i dini për trajnerin e ri të Barcelonës

Barcelona i ka publikuar 10 gjërat që tifozët e këtij klubi duhet t’i dinë  për trajnerin e ri.

1) Fillimet e tij në futboll ishin në futbollin e madh, por në atë të rërës apo siç njihet i plazhit.

2) Në Racing Santander, ai njihet si “El Maestro”, dhe është një nga idhujt e klubit për shkak të kaluarës së tij atje si lojtar. Ai luajti për 14 sezone (dy periudha), dhe gjithashtu drejtoi skuadrën si trajner në sezonin 2001/02, duke arritur t’i kthente në La Liga.

3) Setién është trajneri i tretë nga rajoni i Cantabriaa në historinë e Barçës, pas Enrique Orizaola (1961) dhe Laureano Ruiz (1976).

4) Setién u përball me Barcelonën 22 herë si lojtar, duke marr 5 fitore, 5 barazime dhe 12 humbje dhe shënoi dy gola.  Një herë në ndeshjen Barça – Logroñés (2-1, sezoni 1990/91) dhe gjithashtu në ndeshjen Racing – Barça 1994/95 (5-0).

5) Si trajner, Setién ka luajtur shtatë herë kundër Barçës, duke pësuar gjashtë humbjeve dhe duke marr një fitore. Kjo fitore ishte në Camp Nou, në sezonin 2018/19.

6) Si trajner, ai ka menaxhuar ekipe si Racing Santander, Poli Ejido, Logroñés, Lugo, Las Palmas dhe Betis. Përveç kësaj, ai shërbeu si trajner i Guinesë Ekuatoriale vetëm për një ndeshje.

7) Në një nga vizitat e tij në Camp Nou, Sergio Busquets i dha atij një fanellë në të cilën kishte shkruar: “Për Quiquen me dashuri dhe admirim për mënyrën tënde se si e sheh futbollin. Të gjitha të mirat”.

8) Setién ka trajnuar ish lojtarët e Barçës si: Bartra, Kaptoum, Tello, Sanabria, Araujo, Halilovic dhe Kevin-Prince Boateng, si dhe lojtarin aktual të Barça-s, Junior Firpo.

9) Trajneri i ri i Barçës e ka vlerësuar gjithmonë klubin dhe Leo Messin, të cilët i konsideron:”një luks dhe lojtari më i mirë në histori”. Herën e fundit kur Setién e bëri këtë gjë ishte pas një shfaqje që Messi bëri në Benito Villamarín.

10) Një nga pasionet e Quique Setién është shahu dhe ai ka luajtur kundër ish-kampionëve të botës, Anatoli Karpov dhe Gary Kasparov.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.