E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër taksës së pronës
Lajme

Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër taksës së pronës

Dhoma Amerikane Tregtisë ka reaguar në lidhje me taksën e pronës duke e konsideruar projektligjin me probleme thelbësore në konceptim dhe në shkrim.

Në një letër drejtuar ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Dhoma Amerikane Tregtisë ngre shqetësimin se ndryshimet e propozuara 4-fishojnë normën e taksës së pasurisë duke rënduar mbi qytetarët.

Rishikimi i metodologjisë së vlerësimit, duke filluar nga çmimet e referencave, por dhe vendosja  e një norme të vetme tatimore për taksën e pasurisë janë disa nga kërkesat që anëtarët sugjerojnë të përfshihen në këtë projektligj.

Dhoma Amerikane Tregtisë kërkon që përcaktimi i metodologjisë së vlerësimit të bëhet në bazë të ligjit dhe të mos lihet në dorë të qeverisë, duke  e konsideruar këtë një veprim në kundërshtim të Kushtetutës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.