E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhuli përplaset me Shabanin: Ti je prezervativi i Erion Velisë!
Lajme

Dhuli përplaset me Shabanin: Ti je prezervativi i Erion Velisë!

REPLIKAT/ ''Je takuar me Bashën për marrëveshje para

Endri Shabani dhe Skerdjan Dhuli nuk kursyen fyerjet ndaj njëri-tjetrit mbrëmjen e djeshme  në ‘Repolitix’.

Gjithçka filloi kur Dhuli, tha se Shabani dhe Lulzim Basha janë takuar kohët e fundit për të negociuar një listë të përbashkët para zgjedhjeve të 2025. Por gjithçka është kthyer mbrapsht sipas tij prej Erion Veliajt.

Shabani mohoi akuzat, duke i cilësuar ato si shpifje dhe duke e quajtur Dhulin “qen”.

Pjesë nga debati:

Skerdjan Dhuli: Lulzim Basha është takuar me Endri Shabanin për një marrëveshje në lista para zgjedhjeve. Takimin e kanë bërë në një lokal në rrugën e Elbasanit, pastaj ka ndërhyrë Veliaj dhe u prish.

Shabani nuk del do deputetë me votat e veta do të hyjë në një listë me Lapaj. Ka dhe një opozitë tjetër që e prodhon Belinda Balluku, por nuk janë në studio dhe nuk po i them. Janë 3 opozita, nuk pranoj atë opozitë që prodhon Erion Veliaj.

Endri Shabani: Po shpif publikisht. Del një qen që leh. Po fyen publikisht. Nuk e njoh fare se kush është. E njoh si përfaqësues të Omonias. Me shpifje nuk vij këtu.

Dhuli: Ti je prezervativi i Erion Velisë.

Shabani: O nxirre atë ose iki nga emisioni. Më ke ftuar, ky zotëria nuk e di kë përfaqëson.

Dhuli: Përfaqësoj atë që ti nuk ke dinjitetin.

Shabani: Ç’është ky muhabet. Njerëz kaq qesharak.

Dhuli: Nuk gjendesh dot më kaq qesharak.

Shabani: Të tërheqi fyerjen. Ose nxirre. Ose po çohem unë. Ka ardhur me një mision. Shpif për marrëveshjet me Lulzim Bashën. Të më lehin qentë në rrugë, nuk i kthehem mbrapsht.

Dhuli: Që të peshohesh me mua, duhet të kesh dinjitetin tim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.