Dhuna barbare ndaj një të pafajshmi: Pista e pushtetit dhe targa “AB 666” e Ballukut, tronditin opinionin
Publik.al
Ngjarja makabre e ndodhur dje ka tronditur thellë opinionin publik: dy të rinj, Irdi Nasufi, 23 vjeç, dhe Enea Korreshi, 20 vjeç, dhunuan në mënyrë çnjerëzore 44-vjeçarin Fabjol Hysi, një person me aftësi ndryshe – shurdh-memec, duke i çarë kafkën me gurë. Një akt që flet jo vetëm për brutalitetin e autorëve, por edhe për rrënimin e thellë të shoqërisë sonë.
Por ngjarja merr përmasa edhe më të rënda kur dalin në dritë elemente të dyshimta që mund ta lidhin këtë akt çnjerëzor me pushtetin. Burime nga vendngjarja dhe reagimet e shumta të qytetarëve në rrjet sugjerojnë një prapavijë të errët: targa “AB 666” që figuron në një nga automjetet e përdorura, ka ngjallur dyshime për lidhje të drejtpërdrejta me figura të njohura politike.
Emri i zv.kryeministres Belinda Balluku është përmendur në mënyrë të përsëritur nga qytetarë të cilët pretendojnë se dhunuesit kishin mbrojtje dhe lidhje me struktura të caktuara të pushtetit. Ndonëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi këto lidhje, reagimi i ngadaltë i autoriteteve dhe përpjekja për të zbutur tonin e ngjarjes kanë ngritur shumë pikëpyetje.
Kjo nuk është thjesht një çështje kriminale. Kjo është një pasqyrë e frikshme e një sistemi që, në vend të mbrojë më të pambrojturit, i lë ata në mëshirë të dhunës. Kur kriminelët ndihen të paprekshëm sepse mendojnë se kanë “një krah” nga lart, atëherë jemi përballë një krize të thellë morale dhe institucionale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



