E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhuna ndaj avokatit, babai i autorit të dyshuar: Prokurori kriminel shtyu djalin tim, do bëj vetëgjyqësi
Lajme

Dhuna ndaj avokatit, babai i autorit të dyshuar: Prokurori kriminel shtyu djalin tim, do bëj vetëgjyqësi

Kamerat e sigurisë së një subjekti afër Prokurorisë së Durrësit kanë fiksuar momentin e dhunimit të avokatit Ilia Ilia dhe kanë identifikuar si autorin kryesor shtetasin Mondi Voga.

Ky i fundit është shpallur në kërkim që ditën e ngjarjes, pasi vetë i dëmtuari ka arritur ta identifikojë atë që në momentin e parë dhe ta referojë emrin e tij në organin e hetimit si person që ka lidhje me prokurorin Arjan Ndoj.

Lidhja e prokurorit me agresorin e avokatit është konfirmuar tashmë edhe me foto mes tyre. Për këtë shkak, Arjan Ndoj është person në hetim si i dyshuar se ka organizuar sulmin ndaj avokatit, me të cilin ishin konfliktuar keqas verbalisht një ditë para ngjarjes në një seancë gjyqësore.

E pasi djali i tij dhunoi avokatin Ilia Ilia, babai i Mondi Vogës flet për News24.

Kadri Voga është shprehur: Dënoj ashpër veprimin e djalit tim. Avokati Ilia Ilia është një figurë e nderuar. Djali im i shtyrë nga një prokuror kriminel. Kjo është një ngjarje e rëndë dhe e dënueshme. Prokurori Arjan Ndoji përkrah kriminelët. Ndojin e kam akuzuar për shpërdorim detyre.

Arjan Ndoji më ka marrë lokalin. Organet e drejtësisë të zbardhin ngjarjen. Do të bëj vetëgjyqësi ndaj Arjan Ndojit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.