E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhuna ndaj Klea Prengës, motrat Antonela e Mariela Berisha i fshihen policisë
Lajme

Dhuna ndaj Klea Prengës, motrat Antonela e Mariela Berisha i fshihen policisë

Dhuna ndaj Klea Prengës, motrat Antonela e Mariela Berisha i fshihen

ANTONELA DHE MARIELA BERISHA

Pas dhunës mbi Marinela Prengën motrat Antonela dhe Mariela Berisha po i fshihen Policisë së Shtetit për të shamngur llogaridhënien për dhunimin e të resë Klea Prenga. Palicia i ka marrë  Prengës deklarimet dhe se efektivët e Policisë së Shtetit kanë dalë në kërkim të motrave Berisha që një natë më parë, kur dhe është bërë kallëzimi, por nuk i kanë gjetur. Siç duket, ato janë larguar nga banesat e tyre. Denoncimin e ka bërë vetë Prenga, e cila pamjet e dhunës i ka publikuar dhe në rrjetet sociale.

Vajza i ka postuar pamjet e rënda në Instagramin e saj dhe vihet re se njërën faqe e ka totalisht të çarë, ndërkohë që ka gjak në gjithë trupin. Si duket dhe nga fotot, ajo i është nënshtruar ndërhyrjes mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut.

Arsyeja për këtë ngjarje, nisur nga komentet duket se është bërë një marrëdhënie mes të dhunuarës dhe bashkëshortit të Mariela Berishës, Mir Pepa, megjithatë nuk është ende e qartë, sepse në një koment, vetë Klea pretendon se nuk i njeh motrat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.