E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhuna në Elbasan, Basha – Ramës: Mos guxo të kërcënosh qytetarët me banditë me armë në brez!
Publik News

Dhuna në Elbasan, Basha – Ramës: Mos guxo të kërcënosh qytetarët me banditë me armë në brez!

Kryetari i PD, Lulzim Basha, foli pas incidentit që ndodhi në Elbasan midis militantëve të PS dhe PD-së, pasi doli nga takimi me anëtarët e PD-së.

“Unë do të vazhdoj me axhendën time dhe nuk do të ndaloj, – tha Basha duke kaluar qetësisht mes qytetarëve. –  Të mos ndjekim axhendën e dhunës, axhenda e dhunës është axhenda e së keqes.

E kemi ditë feste me qytetarinë e Elbasanit. Me qetësi. Gëzuar!

Nuk mund të ndalem se Shqipëria dhe Elbasani janë ndalur mjaftueshëm këto tetë vite. Nuk mund dhe nuk do të na ndalë më dhuna, është ditë feste, shprese, dita kur dielli do të fillojë të shndrisë edhe më fort më 25 prill.

Për një kohë shumë të gjatë ky qytet është mbajtur nga ushtruesit e dhunës sot, nga bandat dhe banditët e Elbasanit që njihen me emër e mbiemër dhe sot shoqëronin Kryeministrin në ikje.

Me pistoleta në brez shoqëronin kryeministrin në ikje, ishte tentativa e tyre për ta prishur festën e qytetit të Elbasanit. Unë kam qenë deputet i Elbasanit dhe e di se qytetarët e Elbasanit nuk e duan dhunën,” nënvizoi Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.