Dhunë fizike e psikologjike ndaj babait, arrestohet 21-vjeçari në Durrës
Një 21 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shetatsi S. K., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme,” njofton policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



