E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DHUNOHEN barbarisht, dy vajza  në mes të ditës tek Ali Demi
Publik News

DHUNOHEN barbarisht, dy vajza në mes të ditës tek Ali Demi

Elidon Kotorri, person me precedentë të mëparshëm penalë është shpallur në kërkim për veprat penale plagosje dhe kanosje.

kotorri2015elidon

Dy vajzat janë dhunuar disa ditë më parë në lagjen Ali Demi. Menjëherë sapo kanë mbyllur punën në market vajzat janë nisur për në shtëpi, por pak momente më vonë një makinë Xhip i zi me tre djem brenda i është afruar dhe djemtë i kanë kërkuar të hipnin në të.

Vajzat nuk kanë pranuar dhe makina ka ecur 50 metra e më pas ka ndaluar. Djemtë më pas kanë zbritur dhe i kanë dhunuar.

Në deklaratën për policinë vajzat kanë treguar se pasi janë dhunuar ato menjëherë kanë marrë në telefon policia, dhe kjo e fundit i ka transportuar në spital.

Vajzat kanë thënë se fytyrat e djemve ishin të panjohura, por kishin mundur të fiksonin targën e makinës.

Vajzat janë dhunuar me sende të forta dhe grushte dhe kanë marrë shumë dëmtime në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Elidon Kotorri është një personazh i njohur për policinë. Ai ka lënë qelinë e burgut të Peqinit pasi ka përfunduar dënimin me 25 vite heqje lirie për vrasjen e trefishtë të Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit, ndërsa u plagos Grigor Stefani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.