E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhunohet çifti i bashkëshortëve në qendrën e votimit, detajet e para
Publik News

Dhunohet çifti i bashkëshortëve në qendrën e votimit, detajet e para

Dy qytetarë janë dhunuar sot në një qendër votimi në fshatin Vashmi të bashkisë së Maliqit.

Sipas korepondentes tonë, burrë e grua janë dhunuar me karrige për shkak të bindjeve të tyre politike.

Burrë e grua janë goditur nga një vëzhgues i PD, duke shkaktuar gjakosjen e çiftit të bashkëshortëve.

Mësohet se çifti u dërguan në spital pasi kanë marrë dëmtime në kokë dhe ndodhen jashtë rrezikut.

Duke folur për mediat, i dhunuari tha se e gjitha ndodhi për shkak se anëtarët e Qendrës së Votimit nuk kanë lejuar nënën e tij të votojë.

Çfarë ndodhi?

I dhunuari: Ata të qendrës na dhunuan, arsyeja për nënën do votonte nëna e nuk e lejuan në moment e shtynë plakun e goditën edhe mua, autorët janë djemtë e kryeplakut. Me karrige me sende të forta

dhunohen burre e grua maliq gjak votime 25 prill

.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.