E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhunohet gazetarja nga ministrja e Energjisë
Lajme

Dhunohet gazetarja nga ministrja e Energjisë

Gazetarja e emisionit Boom Arjana Loçe, është  përballur sot me arrogancën dhe dhunën e shfaqur në linjë vertikale, nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, deri tek roja që rri tek dera e këtij institucioni.

Teksa ka kërkuar një sqarim në lidhje me bazën ligjore mbi të cilën ministrja Balluku ka nxjerrë urdhrin numër 47 të datës 30.01.2019 mbi pezullimin e procedurave koncesionare për ndërtimin e HECE-ve, ministrja ka mbyllur me forcë derën e makinës duke ja përplasur në krah gazetares.

Ministrja Balluku nuk i është përgjigjur pyetjes se mbi çfarë baze ligjore ka marrë urdhrin numër 47 të datës 30.01.2019.\

E si të mos mjaftonte kjo, shembullin e ministres e ka ndjekur edhe roja i institucionit, i cili përmes pamjeve shihet në çdo moment teksa përpiqet të pengoj me duar gazetaren të bëj detyrën.

Pas këtij momenti gazetarja i thotë se veprimet që kreu ishin të paligjshme , por roja i përplas derën e ministrisë , duke i zënë dhe njërin nga gishtat.

Ngjarje të tilla tregojnë se liria e medias në Shqipëri po vihet çdo ditë e më shumë nën kërcënimin e arrogancës së pushtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.