E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhunoi  efektivin e policisë në Tiranë, arrestohet 41-vjeçari
Publik News

Dhunoi efektivin e policisë në Tiranë, arrestohet 41-vjeçari

Një efektiv policie është dhunuar nga një shofer pasi u ndalua në aksin rrugor Teg – Liqeni Artificial.

 

 

Policia në një informacion paraprak bën me dije se u arrestua në flagrancë 41-vjeçari F. N., banues në Tiranë.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, gjatë patrullimit në aksin rrugor Teg – Liqeni Artificial, patrulla e Policisë së qarkullimit rrugor i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit dhe gjatë komunikimit të masës administrative të dhënë nga ana e tyre për shkeljen e kryer, shtetasi F. N. ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë së qarkullimit rrugor”.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.