Dhunuan barbarisht Klea Prengën, sekuestrohen makinat e motrave Berisha
Ditën kur u dhunua Klea Prenga, policia ka sekuestruar dy makina që u përdorën nga Antonela dhe Mariela Berisha.
Me njërin nga makinat vajzat lëvizën nga restorante në banesën e tyre në Rrugën e Kavajës, në Tiranë, ndërsa me makinën tjetër u larguan nga banesa në drejtim të paditur.
Policia identifikoi makinat (që ishin në pronësi të miqve të motrave Berisha), nga kamerat e sigurisë dhe i sekuestroi.
Ndërkohë vijojnë kërkimet për arrestimin e tyre ndonëse nga sistemi TIMS rezulton që s’kanë dalë jashtë vendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



