E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhunuesit e avokatit të Berishës, e mbanin në vëzhgim prej ditësh
Lajme

Dhunuesit e avokatit të Berishës, e mbanin në vëzhgim prej ditësh

Dhunimi i avokatit të Sali Berishës duket se ka qenë një ngjarje e planifikuar. Mësohet se autorët e ndiqnin prej disa ditësh Sokol Mëngjesin, i cili u dhunua sapo kishte lënë fëmijën në zonën e ish-Bllokut, intinerar që e kryente çdo mëngjes.

sokol mengjesi 3

Tre persona, të cilët ka dyshime se kishin planifikuar gjithçka, i kanë bërë pritë avokatit dhe e kanë dhunuar, moment i cili është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë në zonë.

Avokati ndodhet në spital për shkak të goditjeve me grushte e sende të forta. Mësohet se ai ka dëmtime dhe hemorragji në kokë.

Avokati Sokol Mëngjesi ka një frakturë në kokë dhe dëmtime të tjera në trup, ndërsa për momentin ndodhet në urgjencë.

Konkretisht, avokati ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet për çështje pronësie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.