E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhurata Çupi denoncon: Mjekja në Klos pozitive me COVID-19, stafi mjekësor dhe qytetarët kërkojnë të bëjnë tamponin
Publik News

Dhurata Çupi denoncon: Mjekja në Klos pozitive me COVID-19, stafi mjekësor dhe qytetarët kërkojnë të bëjnë tamponin

Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, ka bërë sot një denoncim në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Me një shënim në facebook, ajo thotë se në Klos ka dalë pozitive një mjeke dhe se stafi mjekësor dhe qytetarët kërkojnë të bëjnë tamponin.

 

 

Sipas saj përhapja e virusit ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa i bën thirrje autoriteteve shëndetësore të marrin masa njësoj për cdo qytetarë.

Postimi i plotë:

Përhapja e virusit ka dalë jashte kontrollit ndërsa shqetësimi i qytetarëve është më se i justifikuar.

Një mjeke në Qendrën Shëndetësore “ Klos” ka rezultuar pozitive me COVID 19 , ndërsa stafi dhe qytetarët që ditët e fundit kanë marrë shërbim mjekësorë janë të trembur për fatin e tyre ndërsa kërkojnë me ngulm që të bëjnë tamponin për të verifikuar nëse janë prekur apo jo.

Jeta e cdo qytetari vlen njësoj.

I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të marrin masa njësoj për cdo qytetarë. Në këtë betejë nuk mund të ketë të privilegjuar. Testoni njerëzit. Gjurmoni rastet.

Thirrjet e opozitës për testimet e qytetarëve dhe gjurmimin e rasteve të dyshuara si të prekur nga COVID 19, duhet te kthehen në emergjencë kombëtare.

Është emergjencë.!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.