E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Dialogu Kosovë-Serbi në fazën përfundimtare”
Lajme

“Dialogu Kosovë-Serbi në fazën përfundimtare”

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se njohja nga Madagaskari është tregues tjetër se Kosova po hyn në fazën finale edhe sa i përket procesit të dialogut me Serbinë.

“Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë po i afrohet fazës përfundimtare”, tha Haradinaj.

Ai tha se nuk mund të vazhdojë duke përfituar vetëm Serbia nga një proces ku është e përfshirë edhe Kosova, raporton RTK.

Haradinaj tha se qëndrimin e Kosovës për dialogun ua ka bërë të qartë edhe zyrtarëve të Brukselit, nga të cilët ka kërkuar përgjigje për stagnimin e procesit integrues për Kosovën.

Ai nuk deshi të thotë nëse reagimi i tij ndaj Brukselit dhe qëndrimi i pa ndryshuar për demarkacionin kanë acaruar raportet e tij me presidentin Thaçi siç ishte raportuar në media.

Këto komente Haradinaj i bëri pas homazheve në kompleksin e Jasharëve ne Prekaz dhe familjes Jashari.

Gjatë ditës kryeministri Haradinaj në prag të festës së 28 Nëntorit bëri homazhe edhe tek shtatorja e komandantit Zahir Pajazitit dhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Haradianj më parë ka kërkuar edhe përfshirjen e SHBA-së në dialogun mesk Kosovës dhe Serbisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.