E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Diaspora shqiptare dhe Federata Vatra letër 60 eurodeputetëve: Të tronditur nga deklarata e Luljeta Bozos për komunizmin
Publik News

Diaspora shqiptare dhe Federata Vatra letër 60 eurodeputetëve: Të tronditur nga deklarata e Luljeta Bozos për komunizmin

Diaspora për Shqipërinë e Lirë dhe Federata Vatra ka reaguar pas deklaratave te bujshme të kandidates për deputete nga radhët e Partisë Socialiiste të Shqipërisë, Luljeta Bozo, në lidhje me figurën e Enver Hoxhës dhe për periudhën e komunizmit në vendin tonë.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë i ka dërguar një shkresë 60 euro-deputetëve, duke u shprehur se janë të tronditur se si një kandidate për deputete relativizon periudhën e monizmit dhe se duhet të reagojnë për këtë gjë.

Shkresa e Diasporës për Shqipërinë e Lirë dërguar 60 euro-deputetëve:

Diaspora për Shqipërinë e Lirë, së bashku me Qëndresa Qytetare dhe Pan Albanian Federation of America Vatra (the Hearth) DC Chapter të tronditur nga relativizmi i komunizmit nga znj. Bozo, iu drejtuan dje me shkresë mbi 60 eurodeputetëve të European Parliament dhe institucioneve të tjera të Bashkimit Europian, duke u bërë thirrje të shprehen në mënyrë kritike ndaj partive politike në Shqipëri, kandidatët e të cilave normalizojnë ndikimin shkatërrimtar dhe krimet e regjimit totalitar komunist në vend.

Izolimi më barbar kulturor, shoqëror dhe njerëzor që i ka ndodhur Shtetit Shqiptar që nga krijimi i tij, promovimi si arritje i vjedhjes së pronës private duke shkaktuar kollapsin më të madh ekonomik, por dhe anashkalimi i shkatërrimit shpirtëror me zhdukjen e insitucioneve historike dhe atyre të kultit, nuk mund të kalojnë lehtë dhe të relativizohen.

#asnjëemirëngakomunizmi

#asnjëjustifikimpërkrimet

#sistemivarfëruesivendit

#dënokrimetekomunimit

#kundërriciliklimittëfigurave

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.