Dibër asgjësohen 233 bimë narkotike, kapet 62-vjeçari që po vadiste parcelën
Në një njoftim të policisë thuhet se gjatë operacionit policor antikanabis në fshatin Bufull në Selishtë, janë gjetur dhe asgjësuar 233 bimë narkotike cannabis sativa. Autori i dyshuar, një 62-vjeçar, u kap duke vaditur në parcelën ku ishin kultivuar bimët. Operacioni policor vazhdon, ndërsa materialet procedurale janë kaluar në Prokurori për hetime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



