E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dibër/ dhunonin bashkëshortet në sy të fëmijëve arrestohen
Lajme

Dibër/ dhunonin bashkëshortet në sy të fëmijëve arrestohen

Policia e Dibrës ka vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen për dhunë në familje. Mësohet se është arrestuar Panajot. T, 45 vjeç, banues në Bulqizë, pasi është denoncuar nga gruaja e tij se ai ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj, edhe në prezencë  të fëmijës së tyre të mitur.

po ashtu, blutë e Dibrës kanë arrestuar Festim. D, 34 vjeç, banues në Burrel, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, se në banesën e tyre ai ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj, në prezencë të fëmijëve të mitur, si dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake.

Për të dy raste, policia bën me dije se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.