E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dibër/ Mbyllet dosja 184
Lajme

Dibër/ Mbyllet dosja 184

Është prerë me dije se Prokuroria e Dibrës ka përfunduar hetimet për dosjen e bujshme 184 dhe merr të pandehur 4 persona.

Kjo dosje ka kaluar të paktën 5 herë nga Dibra në Tiranë dhe në fund SPAK e la në kompetencë të Prokurorisë Dibër.


Katër të pandehurit janë:
-Robert Aga ish shef-komisariati në Dibër, akuzuar për shpërdorim detyre.

-Drini Gjeci ish-drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve.

-Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin, akuzuar për shpërdorim detyre.

-Hasan Hoti Njësia administrative Lure akuzuar për kanosje të zgjedhësve.

Për pjesën tjetër të personave nën hetim Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, afrim Mikli… është kërkuar pushimi i çështjes.

Prokuroria ka konstatuar se ata kanë kryer veprën penale të shitblerjes së votës, por për shkak të tejkalimit të afatit 3 vjeçar vepra penale është parashkruar, ndaj s’mund të merrem në përgjegjësi penale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.