E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DIBËR/ Policia procedon 15-vjeçarin për armëmbajtje pa leje, i gjeti kallash në shtëpi
Lajme

DIBËR/ Policia procedon 15-vjeçarin për armëmbajtje pa leje, i gjeti kallash në shtëpi

Një ngjarje e çuditshme është raportuar ditën e sotme nga Policia e Dibrës, ku është proceduar penalisht një 15-vjeçar për armëmbajtje pa leje. F.K, banues në Maqellarë, raportohet se posedonte një kallashnikov. I mituri është proceduar në gjendje të lirë, për shkak të moshës së tij.

Të paqarta janë rrethanat sesi një 15-vjeçar mund të posedojë një armë të tillë, teksa policia nuk ka zbardhur asnjë detaj në lidhje me mënyrën sesi ai e ka siguruar armën. Nga ana tjetër nuk dihet nëse F.K jetonte me prindërit apo vetëm. Në vijim me siguri do të ketë më shumë detaje në lidhje me këtë precedent.

Goditet një rast i mbajtjes pa leje të armës së zjarrit, në banesë. Falë inteligjencës informative, Policia sekuestron një armë zjarri kallashnikov, që e posedonte një 15-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast armëmbajtjeje pa leje, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit F. K., në Maqellarë.

Nga kontrolli në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov që posedohej pa leje nga ky shtetas. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 15 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.