E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Diçka po lëviz në kryeministri, në zyrën e Ramës shkon Lindita Nikolla
Lajme

Diçka po lëviz në kryeministri, në zyrën e Ramës shkon Lindita Nikolla

Protesta e studentëve vijon edhe këtë të mërkurë, tashmë e ndarë në dy vatra kryesore, atë që ndohet në kryeministri dhe atë pjesë të të rinjve që qëndrojnë ende përballë Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë në godinën e kryeministrisë është parë një përqendrim i lartë i makinave shtetërore, por po ashtu dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e cila ka hyrë pak minuta më parë në zyrën e kryeministrit. Kamerat e kanë filmuar hyrjen e daljen e Lindita Nikollës nga kryeministria, teksa ende nuk dihet se për çfarë është bërë takimi. Ende nuk dihet nëse Nikolla është takuar personalisht me Edi Ramën apo me ndonujë tjetër drejtues të lartë në kryeministri, por duket se diçka po lëviz.

Kujtojmë se këtë të mërkurë Rama ka reaguar përmes dy postimeve në rrjetet sociale, duke kërkuar dialog me studentët, një thirrje që si herët e tjera, është refuzuar nga të rinjtë protestues.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/dicka-po-leviz-ne-kryeministri-ne-zyren-e-rames-shkon-lindita-nikolla-604713/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.