E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Digjet makina e oficerit të policisë në Elbasan
Publik News

Digjet makina e oficerit të policisë në Elbasan

Një makinë është përfshirë nga flakët një natë më parë në qytetin e Elbasanit, ndërsa mësohet se mjeti i përket shefit të policisë gjyqësore Edvin Gjyli.

Ende nuk dihen shkaqet, por policia është duke hetuar edhe pisten se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës.

Kujtojme se  Gjyli është një nga dy efektivët e policisë me detyrë përkatësisht inspektor i Krimeve të Rënda i pezulluar nga detyra, për shkak se nxorrën sekretin hetimor të zbulimit të arsenalit të armëve që u gjend në Papër të Elbasanit.

Djegija e mjetit është kryer pranë baneses se tij që ndodhet në afërsi të doganës Elbasan, ndërsa policia vijon hetimet për ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan,  ka rënë zjarr në mjetin tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit E.Gj., ( punonjës i Policisë në Komisariatin Elbasan), i cili ishte i parkuar dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e  ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.