Digjet makina e shefit të paraburgimit të Elbasanit
Paraprakisht dyshohet se djegia e makinës së Kasit të jetë bërë për shkak të detyrës, ndërsa ky i fundit ka qenë disa vite më parë edhe shef i sektorit të narkotikeve.
Sipas policisë, dyshohet se automjetit tip ‘ML’ me targë AA131 IX ka marrë flakë aksidentalisht. “Në lagjen ‘5 Maji’, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip ‘Benz’, në pronësi të shtetasit K.K., i cili ishte i parkuar dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht. Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njoftoi policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



