E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Digjet makina, shpëtojnë çifti me fëmijën 7- vjeçar
Publik News

Digjet makina, shpëtojnë çifti me fëmijën 7- vjeçar

Një makinë mori flakë në ecje e sipër afër Pazarit të Vjetër në qytetin e Korçës.

Nuk dihen ende shkaqet, por dyshimet paraprake janë për një shkëndijë elektrike, e cila mund të ketë shkaktuar dhe zjarrin në automjetin tip ‘Volkswagen’.

Në automjet ndodheshin një çift bashkëshortësh me fëmijën 7- vjeç. Ata shpëtuan pa lëndime.

”Nuk ndjemë asgjë vetëm kur mori flakë. Isha unë bashkë me gruan dhe fëmijën e vogël. Dolëm në kohë. Dyshohet se mori flakë prej një shkëndije elektrike,” tha drejtuesi i mjetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.