E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Digjet servisi në Elbasan
Publik News

Digjet servisi në Elbasan

Pamjet e mësipërme janë shkrepur mëngjesin e sotëm dhe tregojnë shtëllungat e tymit që duken nga i gjithë Elbasani. Ato janë shtëllungat e tymit të servisit dhe pikës së pjesëve të këmbimit për makinat që është përshirë nga flakët dhe vijon të digjet dhe momentalisht,.

Shkaqet e zjarrit në servis nuk dihen ende, ndërsa paraprakisht bëhet me dije se në garazhin e servisit kanë qenë dhe dy automjete të cilat janë djegur gjithashtu. Biznesi ndodhet në rrugën Elbasan-Ish kombinati Metalurgjik.

Aktualisht në vendngjarje janë tre makina të zjarrfikëses dhe po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll e më pas për të shuar flakët.

“Më datë 24.10.2020, rret orës 07:50, në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji , në fshatin  Katundi i Ri, ka rënë zjarr në një pikë servisi në pronësi të shtetasit K.B.,  banues në Elbasan. Si pasojë e flakëve të zjarrit është djegur një magazinë me pjesë këmbimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambienteve të këtij servisi. Dëme në njerëz nuk ka. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe të Zjarrëfikses dhe po punohet për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.