Diktatura dënoi edhe qenin TART me vdekje, në REVOLTEN E SPAÇIT
Alfons Zeneli
Revolta e Spacit e prirë nga flamuri kombëtar, është pothuajse unike. Edhe kryengritja e Postribës është kryengritja e parë ndaj një regjimi komunist në pjesën e Evropës së pushtuar prej tij direkt pas L2B.
Por sot është pervjetori i Spacit, i revoltës famëmadhe të njeriut ndaj shtazës së kuqe, eshtenje nga shembujt me te ndritur e tragjik te reistences se njeriut kunder erresires demoniake.
Të gjitha diktaturat komuniste te Evropës Juglindore si dhe asaj të BRSS spikatnin në errësirën e kohës si makina më gjakatare që ka pjellë mendja njerëzore. Megjithatë, diktatura hoxhiane e Enverit ua kaloi te gjithave për nga pangopësia me gjak e jetë njerezish. Injorante, e babëzitur, barbare deri në skajet më të largëta të ndergjegjes dhe imagjinatës. Shfaqja demoniake e saj nëper burgje dhe kampe solli dhe revoltën e Spacit. Mirëpo cfardo qe te them unë tingullon e ditur, e njohur. Eshtë e veshtirë për njeriun të përshkruajë me fjalë atë që nuk e rrok dot mendja njerëzore. Revolta e Spacit u shoqërua dhe nga një ngjarje. Qeni i të burgosurve me emrin Tart, “mori” pjesë në revoltë duke iu vërsulur policëve dhe gardianëve. Pas shtypjes së saj, një trup gjykues humanoidësh te veshur me rrobe ushtarake e dënoi qenin Tart me vdekje duke shënuar kështu rastin e dytë në historinë e planetit që një kafshë dënohet me vdekje për motive politike. Rasti i parë ka qënë dënimi i kalit të Petrit Dumes. Vetëm se kali qe dënuar pa gjygj. Asnjë njeriu në botë nuk do t’i duhej më shumë se kaq për t’u distancuar nga komunizmi. Dhe fatmirësisht njerëzit janë distancuar. Qënieve që nuk janë distancuar ende, iu lipset një tjetër emër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



