Dinamika e masakrës me dy viktima në Shkodër
Atentat ndaj anëtarit të grupit të Bajrave në Shkodër.
Plagoset vëllai i Denis Bajrit që vrau Gjin Ndojin me urdhër të Beharit
Policia e Shtetit ka publikuar informacionin zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e djeshëm në qytetin e Shkodrës, ku u regjistruan të shtëna me armë zjarri në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali.
Sipas njoftimit paraprak, rreth orës 08:50, shtetasi Rakip Gila dyshohet se ka qëlluar me armë automatike në drejtim të disa personave, duke shkaktuar një bilanc tragjik: dy të vrarë dhe dy të plagosur.
Viktima e parë, Armando Pali, punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, ndërroi jetë në vendngjarje. Viktima e dytë, Liridon Kraja, 31 vjeç, i njohur edhe me mbiemrin Lushi, ndërroi jetë më vonë në Spitalin Rajonal të Shkodrës si pasojë e plagëve të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë godinës së Bashkisë, ku sipas informacioneve paraprake është qëlluar me breshëri plumbash.
Nga të shtënat ka humbur jetën një person, ndërsa janë plagosur tre të tjerë. Viktima është identifikuar si Armando Pali, ndërsa i plagosur Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç (vëllai i Denis Brajoviç), një grua dhe një kamarier.

(Armando Pali)
Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë Erogen Vaso, i cili ka qenë bashkë në lokal me mikun e tij Armand Pali. Gruaja që është plagosur gjithashtu ka qenë duke pirë kafe në lokal ku ndodhi ngjarja. Armando Pali ka qenë këshilltar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës disa vite më parë.
Ndërkaq, Erogen Vaso nuk është i panjohur për policinë. Emri i tij doli në vitin 2023 si i lidhur me grupin e Bajrave në Shkodër. Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, është vëllai i Denis Brajoviç, i cili ekzekutoi në vitin 2020 Gjin Ndojin allias Gjin Boriçi në Vaun e Dejës, me urdhër të Behar Bajrit. Ekzekutimin e shokut të tij Ndoj, Bajri e bëri me porosi të Ervis Martinajt.
Mësohet se një person ka rënë në pranga për atentatit në Shkodër, ndërsa ende nuk bëhet e qartë nëse është autori, apo bashkëpunëtor në këtë ngjarje.
Shkodra është tronditur sërish nga vrasjet, ndërsa vetëm 4 ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri 34-vjeçari Kristian Kola. Ai është qëlluar për vdekje nga dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me një motor të zi dhe që arritën të largohen menjëherë pas ekzekutimit. I riu është qëlluar në ambientet e jashtme të një lokali.
Menjëherë pas të shtënave, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash, efektivët kanë bërë të mundur arrestimin e Rakip Gilës dhe sekuestrimin e armës së krimit, një armë automatike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



