E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Disa gjëra të përditshme me të cilat shkatërroni shëndetin
Lajme

Disa gjëra të përditshme me të cilat shkatërroni shëndetin

Pirja e duhanit, konsumimi i shpejtë i ushqimit ose shijimi i tepërt i alkoolit… edhe zogjtë në degë i dinë shprehitë e këqija që duhet të shmangen.

Megjithatë, ekzistojnë edhe kërcënime më pak të njohura për shëndetin tonë, të maskuara shkathët në shprehitë e përditshme në dukje të padëmshme.

Gënjeshtra

Shpesh e zëmë veten se si manipulojmë me zgjuarsi “gënjeshtrat e vogla”, si atëherë kur lëvdojmë modelin e flokëve të mikes, edhe pse mendojmë që nuk është aq i mirë. Gënjeshtrat e tilla të vogla sipas ekspertëve kanë ndikim negativ në shëndet, pasi që për personin që i shpreh rrisin shkallën e stresit.

Sipas një hulumtimi, personat të cilët kanë reduktuar sasinë e gënjeshtrave, më rrallë kanë ndier dhimbje koke, të fytit ose ankth.

Ngrënia në tavolinën e punës

Jo vetëm që ndikon keq në nivelin e stresit, por ngrënia në tavolinën e punës pa bërë pauzë adekuate rrit mundësinë edhe për t’u trashur.

Është konstatuar që sipërfaqja e punës përmban 400 herë më shumë baktere se sa guaska e banjës, për çka definitivisht nuk është vend i mirë për ngrënie.

Përdorimi i bankomatit

Sipas hulumtimit të kryer në Britani, bankomatet apo aparatet ATM të parave janë të ndotura njëjtë sikurse edhe WC-të publike.

Ekspertët pasi që kanë marrë mostra nga tualeti dhe butonët apo tastet e bankomateve kanë konstatuar që përmbajnë baktere të njëjta të cilat shkaktojnë sëmundje. Mos harroni të përdorni peceta antibakteriale ose xhel pas përdorimit të bankomatit.

Punët e shtëpisë

Shkencëtarët kanë lajme të mira për të gjithë ata që pëlqejnë ta shtyjnë punën për më vonë. Shtyrja e kryerjes së punëve të shtëpisë mund t’i bëjë shërbim shëndetit tuaj.

Nëse pas orarit të punës menjëherë i hyni pastrimit të shtëpisë, do të parandaloni rënien e shkallës së kortizolit (hormonit të stresit) dhe me ketë në fakt do të vononi apo shtyni këndelljen nga stresi.

Injorimi i ftesave për t’u shoqëruar

Edhe pse çdokush herë pas here ka nevojë për pak kohë për veten, qëndrimi shumë i gjatë në “filmin” e tillë mund të ketë pasoja negative për jetën shoqërore. Lidhjet e forta shoqërore kanë ndikim të mirë në shëndet dhe reduktimin e stresit dhe depresionit. Prandaj, shoqërohuni!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.