Disa media dezinformojnë sepse janë të trullosura në hashash
Ylli Manjani / Disa media, vizive apo elektronike, nuk meritojnë vemendje. Ata dezinformojnë sepse janë të trullosura në hashash, të mbytura në euro nga betoni që hedhin pa hesap, të paguara nga korrupsioni dhe plehrat që djeg qeveria.
Janë media që, së fundi, kanë fotografuar një vare dhe e shesin për dhunë të anëtarëve të PD, ndaj selisë së partisë së tyre
Mediat e trullosura, të dhjera në para të pista, nuk shohin asnjë shenjë dhune nga banditët, të dënuarit për krime që strehohen brenda ShQUP, për të mbrojtur atë që shiti opozitën. Shiti 620 000 vullnete për të fituar para në bisnesin privat!!!
Nuk shohin as gazin lotsjellës, bombat zhurmuese (armë zjarri që i përdor vetëm policia jo banditët) as hunjtë që kërcitën në kurriz të njerëzve të paarmatosur!
Se dyert e blinduara dhe zabtimin e selisë së një partie politike nga një bandit i karamelizuar, jo e jo. Atë e kanë “shok”!
Nga këto media personalisht kam kohë që rrefuzoj të informohem! Përpiqem mesa munden të mos marr pjesë në audicionet e tyre.
Ato nuk janë agjensi mediatike por agjensi helmimi masiv!
Më vjen keq vetëm për disa prej gazetarëve profesionistë që punojnë në këto agjensi. Ndaj këto konsiderata që kam për mediat ku punojnë, nuk i takojnë atyre (gazetarëve pra).
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



