Disa tē vrarë sot, Meta: Këmbanë alarmi për agjencitë ligjzbatuese, duhet rritur vigjilenca!
Ditën e sotme kanë ndodhur katër vrasje, dy në Lezhë dhe dy në Durrës. Gjithashtu dy persona të tjerë kanë vrarë veten, në Elbasan dhe Prrenjas.
Ndërkohë presidenti Meta ka komentuar ndodhitë e sotme, duke i konsideruar si këmbanë alarmi për agjencitë ligjzbatuese. Presidenti i Republikës ka bërë thirrje për të rritur vigjilencën në luftën kundër krimit.
“Sigurisht, kjo është një këmbanë alarmi për të gjitha agjencitë ligjzbatuese për të rritur vigjilencën e tyre dhe për ta goditur krimin përpara se ai të godasë qytetarët e pafajshëm apo të demonstrojë forcën në rrugët e qyteteve tona”, theksoi Meta në “Ora”.
Presidenti nënvizoi se duhet të merren masa për shkak se situata mund të agravohet.
“Sa i përket aktorëve të tjerë përfshirë qeverinë në radhë të parë por edhe opozitën besoj se janë përpjekur të përmbushin sa më mirë në këtë eksperiencë të re të panjohur më parë detyrat e tyre. Por ka ende shumë vend për të realizuar një menaxhim edhe më transparent edhe më konsensual por edhe më efikas të kësaj situate pasi zgjatja e saj në kohë krijon probleme të reja. Ne duhet të synojmë në parandalimin e këtyre problemeve të reja që kanë të bëjnë me agravimin e situatës nga pikëmja ekonomike dhe sociale dhe duhet të punojmë për përsosjen e menaxhimit të situatës së pandemisë por edhe për të ecur drejt një hapje të sigurt dhe pa kthim të ekonomisë dhe jetës shoqërore”, theksoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



