Dita e 34 e protestës te Unaza e Re/ Basha: Qëndresa duhet të vazhdojë derisa…
Banorët e Unazës së Re në kryeqytet kanë dalë në protestë pasditen e sotme, duke kundërshtuar prishjen e banesave të tyre siç e parashikon projekti për Unazën e Madhe.
Edhe sot, në ditën e 34-të protestës, banorët janë vendosur në dy anët e rrugës pranë mbikalimit te pallati me shigjeta, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Në protestë, ishin edhe deputetë të opozitës, si dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili gjatë fjalës së tij për gazetarët në terren se, “qëndresa duhet të vazhdojë derisa shtëpitë e këtyre banorëve të jenë të garantuara, e derisa pastrimi ndërkombëtar të jetë zbuluar dhe autorët të dalin para drejtësisë”.
“Shikoni studentët, për 48 orë e kanë futur Edi Ramën poshtë minderit. E patë si ishte bërë apo jo? Por beteja nuk ka përfunduar. E vërteta triumfoi sepse banorët e Unazës së Re i kanë treguar gjithë shqiptarëve një mësim të madh se po të jemi të bashkuar e zmbrapsim bandën e hajdutëve, sado gangsterë, policë dhe media të blera, populli do t’i zmbrapsë. Qëndresa duhet të vazhdojë derisa shtëpitë e këtyre banorëve të jenë të garantuara, derisa pastrimi ndërkombëtar të jetë zbuluar dhe autorët të dalin para drejtësisë. Akoma ka një betejë për të garantuar shtëpitë e tyre. U bëj thirrje prindërve të këtyre studentëve që mos i lini vetëm. Edhe ata janë ngritur kundër grabitjes. Kjo është rruga e vetme, gjuha e vetme për t’iu kundërvënë hajdutërisë. Donte të vidhte 18 milion euro për t’i çuar në Amerikë. Se çfarë do të bënte me këto para, do ta marrim vesh edhe këtë. Qëndresa dhe bashkimi funksionojnë dhe e zmbrapsin hajdutërinë. Zgjidhja politike është ngritja dhe bashkimi i qytetarëve për të shembur këtë sistem që nuk ka asnjë lidhje as me demokracinë dhe as me ekonominë e tregut”, tha Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



