E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dita e bashkimit të Gjermanisë, Meta letër presidentit Steinmeier: Mirënjohje për kontributin tuaj në hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE
Lajme

Dita e bashkimit të Gjermanisë, Meta letër presidentit Steinmeier: Mirënjohje për kontributin tuaj në hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE

Presidenti Ilir Meta i dërgon letër urimi homologut gjerman Frank-Ëalter Steinmeier, në ditën e bashkimit të Gjermanisë.

Meta falenderon presidentin Steinmeier për mbështetjen dhe kontributin e Gjermanisë në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në BE. “Ju siguroj në vullnetin tim të palëkundur për të nxitur të gjithë aktorët institucionalë të vendit të vijojnë pandalur me reformat dhe plotësimin e kushteve që do të mundësojnë avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë”, shkruan Meta.

LETRA E PLOTË:

I nderuar zoti President, Frank-Walter Steinmeier,

Më lejoni që me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, të shpreh në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të ngrohta e të përzemërta për Ju dhe popullin mik gjerman.

Në këtë jubile të rëndësishëm të 30 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë, kam kënaqësinë e veçantë të vlerësoj bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston ndërmjet dy vendeve tona, si dhe ndjenjat e thella të miqësisë ndërmjet dy popujve tanë.

Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për qasjen strategjike të Gjermanisë në mbështetje të zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe kontributin e saj thelbësor në vendimin politik të këtij viti të Këshillit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.

Mbështetja e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë e Gjermanisë mike është mirëpritur nga mbarë populli shqiptar.

Ju siguroj në vullnetin tim të palëkundur për të nxitur të gjithë aktorët institucionalë të vendit të vijojnë pandalur me reformat dhe plotësimin e kushteve që do të mundësojnë avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Bashkë me urimet më të mira për Ju, si dhe për zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të Gjermanisë, ju lutem, pranoni zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.