Dita e dytë-Të arrestuarit e protestës ende brenda, çfarë pritet të ndodhë
Sot është dita e dytë që protestuesit e Kukësit mbahen në paraburgim. Hashtag.al mëson se sot do të mblidhen dhjetëra qytetarë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës ku mbahen protestuesit e arrestuar, për të kërkuar lirimin e tyre.
Ora 09:00, është vendosur për të nisur protestën e tyre. Mësohet se të pranishëm do të jenë edhe deputetët e Partisë Demokratike.
Kujtojmë se arrestimi i qytetarëve që guzuan të protestojnë kundër takës për ‘rrugën e Kombit’, nuk është pritur mirë nga ana e qytetarëve, të cilët u mblodhën dje për të protestuar pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.
Dje Prokuroria e Kukësit lëshoi 24 urdhër-arreste për protestuesit, të cilët u përleshën me forcat e rendit ditën e shtunë.
Këto arrestime janë kryer gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm dhe familjarët janë shprehur shumë të shqetësuar për familjarët e tyre të arrestuar.
“Policia erdhi në orën 3 të natës në banesa. Nuk e dimë ku i kanë dërguar të afërmit tanë.”, u shprehën familjarët.
Ditën e djeshme, u mblodhën gjithashtu dhjetëra qytetarët për të protestuar para komisariatit. Ata janë shprehur se ka qenë policia që qëlloi me gurë mbi ta dhe se i ka dhunuar.
Deputetët e opozitës kanë qenë edhe dje në Komisariat, ku fillimisht një pjesë e tyre janë ndaluar të futen brenda dhe kjo ka shkaktuar jo pak tensione mes deputetëve dhe punonjësve të policisë, por më pas gjithçka është normalizuar.
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca e ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin e qytetarëve kuksianë nga policia.
Pas inspektimit të bërë dje, institucion i Avokatit të Popullit ka arritur në përfundimin se për asnjërin prej të ndaluarve nuk ka dokumentaconin përkatës që tregon arsyen e arrestimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



