E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dita e katërt e protestës vazhdon me tensione
Lajme

Dita e katërt e protestës vazhdon me tensione

Që në fillim dita e katërt e protestës për Klodian Rashën ka nisur me tensione dhe dëmtime nga ana e protestuesve.

Policia ka nisur menjëherë me shoqerimet në polici pas përplasjeve me protestuesit, këta të fundit duke u përpjekur për të dëmtuar pronën publike.

Kontrollet nga policia janë shtuar por ndërkohë qarkullimi në bulevard nuk është bllokuar. Ndryshe nga ditët e tjera protestuesit kanë ndryshuar skenar, fillimisht janë mbledhur tek kryeministria dhe më pas janë nisur drejt Ministrisë së Brendshme.

Protestuesve nuk i ka mjaftuar dorëheqja w Sandër Lleshit por kërkojnë edhe atë të Ardi Veliut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.