E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dita e kujtimit të pavarësisë, apo hipokrizisë?!
Politikë

Dita e kujtimit të pavarësisë, apo hipokrizisë?!

Denis Dyrnjaja

Fasadë e bukur, fasadë hipokrite në të gjitha kuptimet qoftë personale e njerëzore qoftë ndërshtetërore e qoftë socio/shoqërore. Ndoshta festa 110 vjetorit të pavarësisë ja do të duket se ky përbashkim ekziston. Por a është ai i vërtetë?! A janë shqiptarët këndej dhe andej kufirit të përfillur apo të respektuar nga qeverisësit e tyre?! A respektohet dinjiteti i tyre?! A ekziston prosperiteti real i tyre?! Faktet flasin që jo. Ata që në fakt duhet të jenë shërbëtorë, janë shndërruar në tutorë të popullit dhe interesave të tij. Axhendat e tyre personale dominojnë ose zhbëjnë axhendat e interesave të popullit dhe kombit. Këto axhenda mbulohen me akte demagogjike si ky i sotmi i mbledhjes së dy parlamenteve.

Nëse do vazhdojmë të besojmë dhe gënjejmë veten me simbolika boshëtare, akti i sotëm është i duhuri, madje i përsosuri për t’iu hedhur njerëzve ushqimin e dëshiruar me shije patriotizmi. Por gjithçka zhbëhet kur sheh e njeh realitetin. Shqiptarët po ikin, po ikin pa ndalim se nuk kanë shpresë te e tashmja dhe e ardhmja, sepse edhe e djeshmja ishte zhgënjim. Zhgënjim këtej dhe andej kufirit. Kastat luajnë teatrin e kombëtarisë, në fakt është teatri i turpërsisë. Fasada nuk i fsheh dot turpet e këtyre aktorëve që “pengmarrjen” e të ardhmes së shqiptarëve e promovojnë si prosperitet. Kjo e sotmja është prova më e fortë jo e bashkimit historik, por e dështimit historik për bashkimin e shqiptarëve, ku realiteti gjithnjë mbulohet nga flamuri i madh i atdhetarëve falsistë. Më mirë me i kursy këto shfaqje të rrejshme dhe të neveritshme kombëtarie se është fyerje e madhe e dimensioneve kombëtare. Fali zot mëkatarët se e bëjnë nga halli, jo nga dëshira, atdhedashuria apo nga malli! Një kapitull më shumë në dramën kombëtare me titullin “Hipokrizia të shpëton nga turpi e halli”!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.