Sot ne mengjes pata nje telefonate te papritur. Drejtori me tha qe do niseshim urgjentisht per ne Tepelene. U vesha dhe u pispillosa, hodha pak livando ne gushe, kepucet llustrafina, mbeshtolla buken me veze me gazete dhe arrita ne kohe ne ministri. U nisem me Zuk-un e ministrise. Drejtori u ul ne vend te pare, une me Qanien mbrapa. Drejtori ishte fjalepak. Shkurtimisht na tregoi arsyen e sherbimit:

-Udheheqesi yne ka nisur fushaten gju me gju me popullin. Ne do shkojme atje te mbajme shenim çdo hall te popullit, dhe t’i mesojme njerezit si t’i shkruajne ne leter hallet e tyre te rubrika “Shqiperia qe duam” te gazeta Zeri i Popullit. Te Zeri i Popullit nuk ishte me kryeredaktor Erjon Braçe. Ate e kishte shkarkuar kryesia e komitetit qendror, se kishte nxjerre jashte nje gazetare me syze nga mbledhja e organizates se frontit popullor. Ne vend te tij, Komiteti Qendror i Partise kishte emeruar nje vajze te re nga Saranda. Anetareve te byrose u kishte pelqyer nje foto prej heroine socialiste, ku ajo kishte dale me duart zgjyre, me bluze me vija te grisur dhe me shenja qymyri ne fytyre ne Minieren e Bulqizes. Pastaj ate e kishin emeruar te sektori i tregetise me jashte, kishte bere ca manovrime dhe kishte filluar te vishej me rroba te jashçme. Po vleresimin me te madh ajo e kishte marre kur doli para bustit te Skenderbeut dhe recitonte me ze te larte: “Kam zjarr, kam zjarr, o Skenderbe ma shuaj zjarrin dhe me Rilind!”
Kaq kishte mjaftuar dhe e kishin bere drejtuese te gazetes se partise.
Pas 6 oresh rruge, arritem ne Tepelene. Qyteti ishte ne feste. Shume njerez ishin mbledhur, por ne qytet kishte shume pak burra. Shumicen e tyre e kishin emeruar police ne Tirane. Ne Tepelene vinte era kukurrec. Kenga labe degjohej gjithandej. Sekretari i pare Gramozi i kishte porositur qingjat ne Salari, te Luan Memushi, te cilin me pas do e bente shef seksioni te arsimit ne Tirane. Gramozi kishte pasur siklet per te gjetur rakine, por nuk e kishte lene ne balte miku i tij i vjeter nga Skrapari, Spartak Braho. Ky e kishte vjedhur te magazinat e rakise ne Çepan dhe per kete ishte zene dhe me sekretarin e pare te Skraparit, nje fare Ilir Meta.

Ne u drejtuam per te salla e qyetit. Pas pak mberriti dhe udheheqesi i madh. Salla gumezhinte nga duartrokitjet dhe thirrjet elektrizuese te popullit revolucionar te Tepelenes. Pastaj fjalen e mori Termeti, sekretari i partise qe me fjalimin e tij na drodhi trupin 7 ballë dhe na i beri mishin puçkurriza-puçkurriza:

-Fale komandantit, Tepelena ka Ali Pashe Tepelenen, fale komandantit, Tepelena ka policet ne Tirane, fale komandantit ne hame, pijme e q…., qe e paçim sa malet o Zot!- tha ai.

Sa i mire qe eshte mendova me vete, dhe fillova t’i afrohesha me stil, qe mos mendonte se jam rruspie. Pas takimit vizituam Salarine, dhe ca fshatra te tjere te rrethit per te cilat na thane se kishin patur rezultate te jashtezakonshme ne prodhimin dhe shitjen e nje bime medicinale. Por brigadierin e Salarise e kishin arrestuar, se makinen Aro me targe AA003GB ia kishin marre kushurinjte na Vlora dhe ishin arratisur jashte shtetit.
Darka na zuri ne qytet. Te restoranti i hotelit ku do qendronim u shtrua dhe darka per te gjithe byrone dhe te ardhurit nga Tirana. Une piva ca gota raki rrembimthi, kerceva nje dans me Metin, dhe me stil i tregova numrin e dhomes. Pas nje ore u ngjita ne dhome, pak me vone hyri dhe Meti. Me pas nuk mbaj mend asgje, vetem se kur u zgjova ne mengjes gjeta nje pusulle, ne te cilen shkruhej:
“Shoqja Tefta… Ishe fantastike! Breket po t’i vjedh, se jemi ne Tepelene. Te puth Meti”