E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ditë zie duhet të ishte për Arjan Salën”- Ilir Demalia: Familja dhe djali i tij do të ndjejnë edhe mungesën financiare me dhimbjen e flakëve
Publik News

“Ditë zie duhet të ishte për Arjan Salën”- Ilir Demalia: Familja dhe djali i tij do të ndjejnë edhe mungesën financiare me dhimbjen e flakëve

Ditën e sotme u nda nga jeta deputeti socialist, Bashkim Fino. Qeveria e shpalli 29 nëntorin ditë zie kombëtare, ndërsa famujt në institucione u ulën në gjysmë shtizë.

pjimage (37)

Në lidhje me këtë fakt ka reaguar edhe Ilir Demalia, i cili thotë se ditë zie duhet të ishte për 32-vjeçarin Arjan Sala, i cili humbi jetën mes flakëve në qendrën tregtare, për të shpëtuar 20 punonjës të tjerë.

Demalia thekson se familja dhe djali i Arjan Salës do ta ndjejnë gjithmonë mungesën e tij, duke shtuar se do të ndjejnë edhe mungesën financiare me dhimbjen e flakëve.

Postimi i plotë:

Ditë zie?!!

Ditë zie për ata që e kanë varfëruar dhe vrarë dhe bërë ferr vëndin, sa një popull do të iki nga sytë këmbët.

Ditë zie duhet të ishte për Arjan Sala dhe familjen e tij. Me 400 mijë Leke pagese në muaj u flijua në flakë për të shpëtuar jetë njerëzish. 400 mijë lek ky për të cilin mbahet ditë zie, nga zia e këtij vendi, harxhonte vetëm pêr puro në javë. Pa llogaritur milionat që paguhshin nga Buxheti Shtetit, pra nga taxpaguesit që jetojne në përpjekje për të dalë nga muaji, për kurimin e këtij B.F prej 4 vjetësh në Itali.

Familja e B.F është e siguruar në luks. Familjes dhe djalit Arjan Salas do ti mungojë jo vetëm djali, burri, babai por edhe mungesa financiare me dhimbjen e flakëve.

Shoqërisë shqiptare i mungon boshti moral i vlerave dhe vlerësimit dhe raporti me ato. Kjo është zia permanente dhe prandaj janē nē këtë gjëndje shqitarët dhe do të vazhdojnë të trajtohen si kavje nga nga hajnat dhe mashtruesit ordiner të politikës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.