Ditëlindja e Bes Kallakut, s’përmbahet Rama: Spektakël i PËSHTIRË! Presidenti, Zonja e Parë dhe ÇETA e tyre…
Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një “spektakël të pështirë” shfaqjen e presidentit Ilir Meta, bashkëshortes Monika Kryemadhi dhe dhjetra të ftuarve në ditëlindjen e aktorit të humorit Bes Kallaku.
I pyetur se “si e shesh respektimin e masave anti-COVID nga kundërshtarët politikë”, Rama dha një përgjigje të ashpër por edhe të prerë, duke iu referuar lajmit të ditëlindjes që bëri bujë në mediat shqiptare dhe jo vetëm.
“Si të gjithë të tjerët kam parë atë që nuk do të doja ta shihja as unë dhe as të tjetër. Shembullin më skandaloz të shkeljes së ligjit nga Presidenti i Republikës, Zonja e Parë dhe nga e gjithë çeta e tyre. Është shumë e qartë që nuk mund të bëhen festa e dasma, aq më tepër ceremoni të dhimbshme mortore. Na shfaqen në një spektakël të pështirë të karshillëkut jo vetëm me ligjin, por edhe me vetë shëndetin e të tjerëve, në rast se nuk janë të interesuar për shëndetin e tyre. Më shumë se kaq s’kam parë ndonjë gjë të veçantë”, deklaroi Rama.
Festa e Bes Kallakut ku u gjobitën 30 persona mes tyre edhe Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë bujë dhe në mediat greke.
Në median greke ‘Protothema’ shkruan se Presidenti i Republikës së Shqipërisë është gjobitur me 80 euro pasi shkeli masat anti-Covid.
“Presidenti shqiptar dhe gruaja e tij Monika Kryemadhi, ushëheqëse ok LSI-së, mori pjesë në një festë ditëlindjeje të aktorit të njohur Bes Kallaku të organizuar në një restorant në fshatin Lakna në komunën e Kolonia” shkruan media greke.
Në datë 20 nëntor aktori i njohur Bes Kallaku festoi 35 vjetorin e lindjes në një lokal në Laknas të Kamzës, por si “dhuratë” nga policia mori gjobë, pasi kishte thyer rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik.
U gjobitën 30 persona ndërsa më shumë i kushtoi pronarit të lokalit i cili u gjobit me 10 milionë lekë të vjetra, ndërsa u pezulluan nga detyra dhe 6 efektivë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



