E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ditmir Bushati i habitur me  Ervin Hoxhën dhe Ilir Prodën: Të tregojnë grupet kriminale që operojnë në Shqipëri
Lajme

Ditmir Bushati i habitur me Ervin Hoxhën dhe Ilir Prodën: Të tregojnë grupet kriminale që operojnë në Shqipëri

Ditmir Bushati shkund Ervin Hoxhën dhe Ilir Prodën/ “Të

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur me kritika të ashpra ndaj ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe kreut të Policisë së Shtetit Ilir Proda.

I ftuar në emisionin e Erla Mëhillit, Bushati u shpreh se është shqetësues fakti që kemi një drejtor të ri në Policinë e Shtetit që nuk ka parashtruar asnjë objektiv në lidhje me atë që do të bëjë në krye të një institucioni të rëndësishëm siç është Policia e Shtetit.

Po ashtu thekson se ministri i Brendshëm duhet të marrë kurajon dhe të tregojë publikisht me emra grupet kriminale që operojnë në Shqipëri.

Nga ana tjetër Bushati nënvizoi se Policia e Shtetit duhet të tregojë se deri ku kanë shkuar hetimet për grupet e strukturuara kriminale në Shqipëri dhe jo të merren me 5 lekëshat e rrugëve.

“Mua më shqetëson fakti që, kemi një drejtor të ri të Policisë së Shtetit. A është normale që të mos ketë disa objektiva që t’i dijë opinion publik. Paraardhësi i tij në një deklaratë për mediat tha që jemi shumë pranë zbardhjes të një nga ngjarjeve që ka tronditur opinionin publik që është fati i Vis Martinajt që asnjë nuk e di cili është fati i tij. Tani kemi një drejtor të ri të policisë. Është zgjedhur sipas procedurave që mund të ketë përcaktuar ligji dhe kështu me radhë.

A është normale që në një vend me probleme të theksuara të krimit të organizuar që drejtori i policisë minimalisht duhet të ketë në objektivin e tij goditjen e grupeve të strukturuara  kriminale që operojnë në Shqipëri.

Ministri i Brendshëm duhet të ketë kurajo t’i thotë publikisht me emra se cilët janë grupet kriminale që janë në kërkim nga Policia e Shtetit.

Nuk bëj psikologun të them kush ka frikë, unë them që duhet të kemi objektiva të matshëm.

Pra në duhet të dimë në fushën e krimit të organizuar cilat janë hetimet e Policisë së Shtetit për grupet e strukturuara kriminale në Shqipëri, ku i kanë shtrirë tentakulat në ndërtim, në kazino, në baste, në turizëm, nuk e di se ku.

Kjo është ajo që thonë raportet ndërkombëtare. Atëherë Policia e Shtetit e ka për detyrë në gjykimin tim për të qenë proaktive në këtë drejtim jo për tu marrë me 5 lekëshat e rrugëve, jo për të punuar për statistikën. Ky është ndryshimi. Dhe ne si shoqëri do të fillojmë të dalim nga omertaja. Ku mediat do të dalin nga kodi i omertas, ku gazetarët do të tregojnë me gisht kolegun që është pjesë e llumit të caktuar. Këtë nuk mund ta bëjë as SPAK as GJKKO. Ky është një ndryshim që duhet të jetë gjeneracional. Ne jemi në zgripin e asaj që mund të na ndajë mes një të ardhme disa herë më të mirë dhe një tranzicioni si një gjendje e natyrshme dhe normale”, tha Bushati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.