E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ditmir Bushati në Opinion/ Rama replikon me komentatorët: Deti do marrë puplat e kakaritësve
Lajme

Ditmir Bushati në Opinion/ Rama replikon me komentatorët: Deti do marrë puplat e kakaritësve

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë me interes intervistën e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati mbrëmjen e djeshme në Opinion, të cilën e ka transmetuar edhe në ERTV. Sakaq u është përgjigjur kritikëve duke thënë se pasi të nënshkruhet marrëveshja, deti do marrë puplat e kakaritësve të katundit mediatik e politik.

Statusi i plotë i Kryeministrit

Shënim pas emisionit – Komentatorëve që shanë, fyen, akuzuan e baltosën gjatë këtij emisioni, u përkushtoj të gjithë keqardhjen time dhe u them vetëm kaq:
Ne nuk i hapëm çështjet e vjetra, që të ulemi në tryezë për të bërë një marrëveshje tjetër të dëmshme për Shqipërinë, po për një marrëveshje të re, që i jep Shqipërisë atë që i takon! As më shumë, as më pak.
Fatmirësisht në këtë rast nuk është me tha ai, tha ajo, thanë ata, thonë këta apo them unë! Sepse në fund, të vërtetën do ta thonë kartat e shkruara e të nënshkruara dhe pastaj deti do të marrë puplat e rëna të kakaritësve shurdhues të katundit politik e mediatik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.