E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Diva labe e muzikës sot mbush 5🎂
Lajme

Diva labe e muzikës sot mbush 5🎂

Diva e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe, feston sot ditëlindjen.

Ky përvjetor nuk është aspak i zakonshëm për të pasi mbush plot 50 vite jetë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Aurela ka shprehur mirënjohjen për bekimet që e rrethojnë nga familja, miqtë dhe dashamirësit e saj.

Postimi i saj:

Një gjysmë shekulli!

Ndihem plot, plot bekime.

Zemrën plot me dy fëmijë që më ndryshuan gjithë kuptimin e jetës, me familjen që aq shumë e dua, me miq që më janë gjendur në shumë etapa të jetës.

E bekuar me dashurinë e madhe që më keni dhënë e më jepni çdo ditë ju, ju dashamirës e mbështetës të karrierës që ndërtova në bazë të një dhurate që më fali Zoti.

50 vite plot ulje e ngritje …por të mbushura me jetë, me frymë, me dashuri.

Jeta është e shtrenjtë ndaj jam e lumtur që frymoj.

(reflektim që e bëj çdo ditë)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.