Diva Shqiptare, Tefta Tashko Koço vjen në “vaj”
SUELA BROWN
Këngëtarja lirike e operave botërore, diva Shqiptare Tefta Tashko Koço, vjen për herë të parë në historinë e pikturës në vaj. Piktorja Suela Pulaha Brown realizon për herë të parë një portret të sopranos së shquar shqiptare. Titulli i ketij punimi eshte ‘The Pearl/Perla’ dhe Stili i përdorur në këtë pikturë e sjell divën e muzikës në një ndërthurje midis klasikes dhe periudhës në të cilën ajo pati sukseset e saj në skenat botërore e ato shqiptare. Piktura do ti shfaqet per here te pare publikut Britanik te qytetit ku Brown banon ne muajin Dhjetor, ne nje ekspozite locale ku Brown do te marre pjese me kete punim dhe me pas shpresohet te nise udhetimin drejtohet Londres.
Tefta Tashko Koço, vjen në këtë pikturë në stilin e saj origjinal dhe e përfshirë në elegancën Korçare. Piktorja Brown tregon se ideja e realizimit të kësaj pikture ka nisur prej kohësh, si një dëshirë e saj për të sjellë në forma dhe trajta origjinale e të veçanta figurat e shquara të historisë Shqiptare. “Miti i Tefta Tashko Koços, duket se më ka shoqëruar pergjate jetes sime ne vecanti gjate periudhes se trajnimit tim artistic ne Liceun Artistik te Korces ku Brown studioi ne degen pikture, dhe një nga arsyet e përzgjedhjes së saj, është pikërisht kjo,- thotë piktorja Suela Pulaha Brown. “Origjina e saj, zëri i saj mrekullueshëm, guximi dhe impakti i jashtezakonshem qe ajo ka pasur mbi muziken klasike Shqiptare dhe mbi gruan shqiptare ne pergjithesi, kanë lene mbresa te pashlyeshme ne qënien dhe formimin tim. Arti eshte nje mjet i fuqishem per te mbajtur historine gjalle dhe per t’ja komunikuar realitetin dhe vlerat e kesaj historie brezit te ri ne nje menyre relevente dhe te fresket. Kete jam perpjekur te realizoj nepermjet ketij punimi’-shprehet Brown.
” Piktorja e frymëzuar nga elegance dhe fisnikëria e këngëtares lirike, vendosi ta sjellë atë, në një pikturë vaji, një teknikë kjo që përdoret për herë të parë në portretin e një prej perlave të lirikës shqiptare. Brown e ka sjellë portretin e divës në një sfond lluksoz, duke krijuar një piano të ngjashme me pianot antike pariziene të asaj kohe dhe me mure të dekoruara në ar, për të dhënë mesazhin dhe vlerësimin që ka piktorja për këtë perlë të artit shqiptar. “Sfondin që kam përdorur në ambientin rrethues dhe muret e dekoruara i kam përshtatur për një muzikantë të kalibrit europian dhe kërkova që ta ndërthur me shijen europianë që nuk i mungon asnjëherë popullit tim,” – shprehet Brown.
Piktura vjen në përmasat 30 me 40 cm dhe teknika e përdorur nga piktorja është stili klasik i këtij arti që vetë Suelës i ka kushtuar disa muaj pune intensive. Piktorja Shqiptare Suela Pulaha Brown ka lindur në Korçë dhe studioi pikturë në Liceun Artistik e këtij qyteti, ndërsa ekspozitën e saj të parë e ka nisur që në vitin 1995. Studimet universitare i kreu në Angli ku u diplomua me BA honours nga departamenti i Humanities në Universitetin e Gloucestershire. Brown tashme edhe shtetase Britanike, jeton në Angli dhe pjesë e punës së saj të vazhdueshme është promovimi i artit të pikturës në ekspozita të ndryshme vjetore, në të cilat punimet e saj dhe te nxenesve te saj kanë patur një vëmendje të veçantë edhe nga pikturë-dashësit, por edhe nga kritika.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



