E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Diversioni i  Ballës: Kemi rënë dakord me Lulzim Bashën, LSI-në do e çojmë për skrap
Publik News

Diversioni i Ballës: Kemi rënë dakord me Lulzim Bashën, LSI-në do e çojmë për skrap

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, ka bërë një deklaratë të fortë dy ditë më parë, e cila “iu ka shpëtuar” mediave.

Në emisionin “Absolut 4” të gazetares Merita Haklaj, Balla ka thënë se ka rënë dakord me Lulzim Bashën, që të çojnë për skrap LSI-në.

“LSI është në një proces shkërmoqje. Figura politike të tyre kanë kërkuar të afrohen në PS. Ajo që po ndodh është që me Lulzim Bashën kemi rënë dakord, ai në 2017, ne tani, që LSI-në ta çojmë për skrap. Për këtë po punojmë të gjithë së bashku”, u shpreh Balla.

Më tej, ai ka thënë se veç emrave të njohur të LSI-së që i janë bashkuar PS-së, ka dhë kryebashkiak të tjetër të kësaj force politike që duan t’i bashkohen socialistëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.