E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Divjakë, klienti tenton t’i përdhunojë gruan, pronari e vret me çifte pas sherrit
Lajme

Divjakë, klienti tenton t’i përdhunojë gruan, pronari e vret me çifte pas sherrit

Pas një sherri në një lokal në Divjakë, mbrëmjen e së hënës, ku një klient i dehur ka tentuar të përdhunojë edhe gruan e pronarit të lokalit, ky i fundit e ka qëlluar me çifte për vdekje. Petrit Toromëni u arrestua menjëherë nga Policia për vrasjen e 42-vjeçarit me iniciale A.LL. banor në këtë fshat.

Policia e Shtetit njoftoi se mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:40 , është njoftuar se në fshatin Goriçaj të Divjakës ka ndodhur një vrasje. Mënjëherë është nisur drejt vendit të ngjarjes grupi hetimor i cili ka konstatuar se në një lokal është qëlluar me armë gjahu A.Ll, 42 vjeç, banues në Goriçaj, Divjakë, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Policia e Divjakës zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar. Nga hetimet paraprake rezultoi se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Petrit Toromëni, 42 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, Divjakë, pronari i lokalit ku ka ndodhur vrasja.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.