Djali ekzekutoi babanë pasi i mori shumën parave në kasafortë
Disa detaje tronditëse mësohet nga krimi i nododhur në Durrës.
Djali dyshohet se ka ekzekutuar babanë, pasi i ka marrë atij një shumë prej 75 milionë lekësh të vjetra, që kanë qenë për një ndërtim, që kjo familje do të kryente. Ka dyshime se autori ka pasur edhe bashkëpunëtorë.
“Djali e kishte fshehur trupin e babait qindra metra larg banesës, në një pus, në një arë, ku ata punonin. Esmerald Balla 30 vjeç, babai i dy fëmijëve, në pritje të një fëmije të tretë, është autori i dyshuar i vrasjes. Vrasja dyshohet se ka ndodhur më 20 gusht, kur u denoncua zhdukja e babait. Sot është nxjerrë trupi nga pusi. Shkak për sherrin dyshohet se ka qenë një shumë 75 milionë lekë të vjetra.
Esmerald Balla dyshohet se ka marrë para nga kasaforta e babait dhe ky mendohet se ka qenë shkaku i vrasjes të të atit. 30-vjeçari pasi ka marrë paratë, ka pasur debat të ashpër me babanë dhe më pas ka hedhur trupin në pus. Dyshohet se Esmerald Balla mund të ketë pasur bashkëpunëtorë, të dyshuar janë anëtarët e familjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



